Online Store Contact us About us
Yad Vashem logo

Jeta ime nën pushtimin nazist

Book
memoare
Kahmi Ergas-Faraxhi, Mimi
null
"Drita Kamhi Ergas Faraxhi, vajza e Mimi dhe Alberto Kamhi Faraxhi, hebrenj të ndihmuar nga familja qytetare shkodrane Shurdha në vitin 1943. Që nga ajo ditë shumë kohë ka kaluar dhe shumëçka ka ndryshuar në historinë e njerëzimit. Sot, pas 75-vjetësh, Drita dhe Ahmeti na emocionuan të gjithëve me historinë e tyre. Drita, të vuajtjes nga lufta të familjes së saj dhe Ahmeti me përpjekjet e familjes së tij për të ndihmuar prindërit e Dritës e duke i ofruar ngrohtësi dhe mbështetje. Ligësisë njerëzore - siç e përshkruante Hannah Arendt - krijimin e kampeve të shfarosjes, shqiptarët ju kundërvunë duke i strehuar e mbështetur hebrejtë. Kjo histori që me të drejtë na bën të ndjehemi krenar duhet ti rrëfehet gjeneratës së re në përpjekjet që bëjmë për ndërtimin e një shoqërie të hapur që bazohet tek respekti për të drejtat e njeriut, sundimit të së drejtës dhe mos-diskriminimit." (from the book description)